Museo della Resistenza di Bologna

Shqip

 


`Rezistenca është një fenomen kompleks që shënon historinë e gjithë shoqërisë evropiane dhe përbën rrënjët e përbashkta demokratike.

Fashizmi përfaqësonte një rrezik të madh për gjithë Evropën në periudhën mes dy luftrave botërore.

Në të gjithë kombet e uzurpuara u zhvillua Rezistenca, në formë spontane ose në formë të organizuar, si luftë e armatosur dhe si refuzim për tu bindur, si si solidaritet dhe ndihmë për të përndjekurit për motive politike dhe racizmi,si mbështetje e operacioneve ushtarake të fuqisë demokratike.

Rezistenca vazhdoi të ekzistonte dhe të rritej megjithë shtypjen më të egër dhe kushtet e terroritë në të cilat i duhej të jetonte.

 

Muzeu e ka selinë në manastirin e Shën Matias dhe grumbullon materiale të llojeve të ndryshme ( dokumente arkivi, fotografi, postera, produkte multimediatike) të lidhura me historinë e antifashizmit, të Rezistencës bolonjeze dhe të republikës së Italisë.

 

I Shërbimet e Muzeut (me prenotim) janë:

  • Vizitë me guidë;

  • Laboratorë mësimorë;

  • Kalime nëpër territor;

  • Mostra të kohës;

  • Takime dhe seminare;

  • Projeksione dhe konferenca;

Muzeu është i përbërë nga salla tematike:

  1. Antifashizmi para Rezistencës: opozita e fashizmit në Italia, represioni dhe pjesëmarrja e italianëve antifashistë në Luftën Civile spanjolle;

  2. Rezistenca shtrëngohet: protagonistët, vendet dhe stinët e përvojës së rezistencës në territorin bolonjez;

  3. Lufta e menjëhershme dhe Rezistenca në Bolonjë: jeta në qytet në njëzet muaj që fillojnë nga 8 shtatori 1943 drejt Lirisë;

  4. Video/Fotografi: laboratori me sugjerimet multimediatike;

  5. Pas Rezistencës: cikli i gjallë i një ideali dhe ndërtimi i memorialit.

 

Muzeu u projektua dhe u realizua nga Anpi Bologna, nga Komuna e Bolonjës dhe nga Instituti historik Parri Emilia-Romagna. Drejtimi i muzeut i është besuar, me anë të një marrëveshje, Institutit për historinë dhe memorialin e 900 Parri Emilia-Romagna, i cili ka selinë në të njëjtin manastir dhe që artikulon shërbimet e veta kulturore në Arkivin historik, në bibliotekë, në Seksionin audiovizual dhe në Seksionin didaktik, gjithashtu edhe në aktivitetin e kërkimeve shkencore dhe promovimeve shoqërore.

Hyrja e lirë

Hyrja me ashensor: Via Sant' Isaia 16/a, Bologna

Orari i hapjes: nga e Hëna në të Premte ora15.30-18.30 (hapja paradite për vizitat shkollore vetëm me prenotim),të Shtunën ora 10-13.Mbyllur të Dielën dhe në të gjitha ditët e festave zyrtare, përjashto njoftimet në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale.

Orari i punës në korrik dhe gusht

 

Tel. +39 051.3397231 +39 051 3397211, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Muzeu i Rezistencës në Bolonjë – Via Sant’Isaia, 18-20 – 40123 Bologna

Lun 15.30-18.30

Mar 15.30-18.30

Mer 15.30-18.30

Gio 15.30-18.30

Ven 15.30-18.30

Sab 10.00-13.00

Dom e festivi CHIUSO


Mon 3.30-6.30 PM

Tue 3.30-6.30 PM

Wed 3.30-6.30 PM

Thu 3.30-6.30 PM

Fri 3.30-6.30 PM

Sat 10 AM - 1 PM

Sun & holidays CLOSED

Vieni a trovarci! Come to visit us!

Digital Library

 Logo nuovo Parri